Pogradeci ishte pranë një përmbysjeje spekatkolare ditën e sotme ndaj Lushnjes, por një gol i anuluar pranë fundit të takimit i mohoi një fitore të madhe ekipit liqenor.
Samake u shërbye në mënyrë perfekte nga Fejzulla duke arritur të realizojë gol me kokë, por gjyqtari anësor i prishi festën ekipit vendas. Pas shumë kontestimesh nga Pogradeci, goli i shënuar në minutën e 91-të nuk u pa as në sistemin VAR nga arbitri kryesor.
Burime për “Neësport bëjnë me dije se dhe delegatët e arbitrat e caktuar e pranuan nën zë gabimin në golin e anuluar.
Duket qartë dhe nga pamjet në momentin që Fejzulla shërben për bashkëlojtarin, që ky i fundit është në vijë paralele me lojtarët kundërshtarë, mirëpo kjo nuk u pa nga anësori.