Mourinho me padi ndaj Galatasaray

- Bota Sot

Mourinho me padi ndaj Galatasaray

Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, ka ngritur padi kundër Galatasaray, pasi klubi rival e ka akuzuar atë për deklarata raciste pas derbit të Stambollit, diçka që ka çuar edhe në pezullimin e trajnerit portugez.

Klubi turk i drejtuar nga Mourinho ka njoftuar se portugezi po kërkon 52 mijë 223 dollarë si kompensim për "dëmin e shkaktuar" ndaj tij, i cili lidhet me të drejtën personale.  

Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes të mbyllur me rezultat 0-0, Mourinho ka deklaruar se pankina kundërshtare “po kërcente si majmunë”, duke shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik dhe institucionet sportive.

Si pasojë e komenteve të tij, Federata Turke e Futbollit e ka dënuar Mourinho me një pezullim prej katër ndeshjesh, duke argumentuar se trajneri kishte përdorur "deklarata fyese dhe denigruese".



Lexoni të gjitha në Bota Sot