Një deklaratë e fundit e atribuuar një lojtari të Juventusit, ku shpreh pakënaqësi ndaj trajnerit Thiago Motta, ka hapur një debat të ndjeshëm brenda kampit bardhezi.
Në një moment të komplikuar të sezonit, pas eliminimit të dhimbshëm nga Kupa e Italisë, situata në skuadër nuk duket e qetë, jo vetëm në aspektin taktik, por edhe në marrëdhëniet brenda dhomave të zhveshjes.
Aq më shumë ku pas përballjes të hënën me Genovan, zonja e vjetër do të duhet të bëhet gati në sfidën me Napolin që lufton për kreun.
Sipas raportimeve nga Tuttosport, skuadra nuk është duke luajtur kundër Mottës, por është e qartë që një pjesë e mirë e lojtarëve nuk kanë një raport të ngushtë me trajnerin italo-brazilian.
Problemi kryesor duket se nuk ka të bëjë me karizmën apo aftësitë teknike të Mottës – shumë lojtarë e kanë zgjedhur Juventusin pikërisht pas bisedave me të – por me mungesën e empatisë dhe fleksibilitetit në zgjedhjet e tij.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në tensionet e brendshme është paqëndrueshmëria e formacioneve dhe vendimet e paparashikueshme mbi lojtarët titullarë.
Për më tepër, mungesa e një kapiteni fiks dhe një komunikim i vakët me disa pjesë të skuadrës kanë krijuar një distancë të dukshme mes Mottës dhe ekipit.
Me sezonin që po shkon drejt fundit, klubi duhet të vlerësojë situatën jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë të harmonisë brenda grupit.
Edhe pse Juventusi ende është në garë për një vend në Champions League dhe disa nuk e përjashtojnë mundësinë e një rikthimi në garën për titull, e ardhmja e Mottës në stolin bardhezi mund të varet jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga aftësia e tij për të krijuar një lidhje më të fortë me skuadrën.