Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futsall do të luajë dy ndeshje në kualifikueset e Kampionatit Evropian më 7 dhe 12 mars.
Në shtëpi në S.C. “Jane Sandanski” do të presin kombëtaren e Holandës (më 7 mars, ora 19:00), ndërsa pesë ditë më vonë do të luajnë në Andorra.
Trajneri Vasko Skenderovski ka ftuar edhe pesë shqiptarë në petkun e Maqedonisë së Veriut.
Ka ftuar mbrojtësin Sadat Ziberi (Porde None, Itali), sulm Taulant Ismajli, Jakup Ramadani (FC Prishtina, Kosovë), Berat Ramadani (KMF Forca) e Erkan Seferi (FC Prishtina, Kosovë).