Ancelotti: Milani gaboi me Maldinin

- Bota Sot

Ancelotti: Milani gaboi me Maldinin

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti ka dhënë një intervistë të gjatë për Rai 2, ku ndër të tjera ka kritikuar drejtuesit e Milanit për sjellën e tyre me disa nga legjendat e klubit.

"Reali i Madridi është klubi më i rëndësishëm në botë dhe këtu historia është shumë e gjallë dhe ata që e kanë shkruar atë vlerësohen shumë.

Largimi i Maldinit nga klubi, me të gjitha defektet që ai mund të ketë, është largimi i një pjese të historisë. Paolo është një njeri i futbollit dhe përfaqëson Milanin.

Drejtuesit e klubit kuqezi bënë një gabim të madh kur e larguan atë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i njohur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot