E ardhmja e Ansu Fatit nuk është Barcelona. Fati i tij tashmë është vendosur.
Sipas asaj që raporton MARCA, Ansu Fati me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.
21-vjeçari nuk ka më vend në formacionin katalanas, pavarësisht përpjekjeve të tij të vazhdueshme.
Deri tani, Ansu Fati ka luajtur vetëm 186 minuta në 8 ndeshje të këtij sezoni. Paraqitja e tij e fundit në La Liga ishte më 10 nëntor kundër Real Sociedadit dhe luajti vetëm 20 minuta.
Deri vjet, Ansu Fati konsiderohej lojtar kyç për të ardhmen e Barcelonës, por dëmtimet kanë bërë që ai tashmë të jetë një hije e vetvetes.