Egnatia pa katër titullarë

- Bota Sot

Egnatia pa katër titullarë

Teuta ka mbyllur dje pasdite përgatitjet për ndeshjen e javës së 27-ë kundër Egnatias.

Nën drejtimin e trajnerit Bledar Hodo, ekipi ka zhvilluar në “Niko Dovana” një seancë të karakterit teknikotaktik, edhe pse gjatë ndeshjeve, nga durrsakët nuk janë parë shumë veprime teknike apo aksione të ndërtuara taktikisht.

Megjithatë, stafi ka dhënë këshillat e fundit dhe grupi do të jetë i plotë, me përjashtim të mbrojtësit Vasili Zogos që dihet se është i dëmtuar. Ndërkohë në dyshim mbetet Simeu i cili ka ndjerë shqetësime në gju.

Nga ana tjetër, Egnatia do të vuajë mungesën e katër lojtarëve: Malota, Ndreca, Aleksi dhe Lushkja, nuk do të jetë në dispozicionin e trajnerit Edlir Tetova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot