Legjenda e Barcelonës, ish-futbollisti brazilian Rivaldo, ka thënë se Lamine Yamal, sezonin e ardhshëm, do ta vesh fanellën me numrin 10.
Kujtojmë që vet Rivaldo e ka veshur këtë fanellë, derisa e kanë bartur edhe yjet si Ronaldinho e Lionel Messi.
“Lamine do të veshë fanellën me numër 10 nga sezoni i ardhshëm, kjo është ajo që po dëgjoj”, ka deklaruar Rivaldo.
Kujtojmë që Yamal edhe pse si 17-vjeçar, po kalon një sezon fantastik me Barcelonën, ku deri më tani ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 13 asistime.