Shkupi është kthyer në formë të mirë duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Pelisterit të Manastirit.
Shkupjanët treguan lojë më të mirë duke e dërrmuar me gola Pelisterin.
Xhemal Ibishi (44, 69) dhe Numan Ajeti (75) – shënuan për fitoren e thellë.
Shkupi është në vend të gjashtë me 31 pikë e Pelisteri në të shtatin me 23 sosh pas javës së 21-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.