Skuadra e LASK Linzit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Klagenfurtit në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga të Austrisë.
Gol në këtë ndeshje shënoi mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.
Berisha shënoi një gol të bukur në minutën e 14’të për t’i barazuar shifrat në 1:1.
Futbollisti kosovar luajti 64 minuta dhe më pas u zëvendësua. Kurse nota e tij sipas faqes “falashscore” ishte 8.3.
Ky ishte goli i tretë në kampionat për Berishën këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe katër asiste.