Milani është në krizë të rezultateve, ndërsa Lazio në finish i ikë fitorja nga duart.
Milani ka barazuar me rezultat 1:1 me Lazion në takimin që u luajt në stadiumin “San Siro”.
Zaccagni në minutën e 28-të kaloi në epërsi skuadrën nga Roma.
Në minutën e 67-të serbi Strahinja Pavlloviq u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Milanin me një lojtar më pak.
Milani përkundër se ishte me një lojtar më pak në fushë, ia dolën që barazojnë rezultatin.
Futbollisti Chukwueze shënoi në minutën e 85-të.
Lazio renditet në vend të pestë me 48 pikë e Milani është në të 9-tin me 42 pikë pas javës së 27-të në Serie A.