Besa e Dobërdollit ka pësuar humbje më të rëndë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Besa si vendase (në Gostivar) mposhtet me rezultat 5:0 nga Sileksi i Kratovës, në takimin e javës së 22-të.
Një humbje e thellë as që pritej me një rezultat të tillë nga Sileksi që po lufton për titullin e kampionit.
Aliq (3), Gjorgjeevski (29), Hrvanoviq (37), Ousman (50) e Donov (57) – shënuan për Sileksin.
Shkëndija kryeson me 46 pikë, pasojnë Sileksi me 44, Gostivari 43, Rabotniçki 41, ndërsa Besa është në fund të tabelës me 15 pikë.