Gruaja e Fonsecas: Skandal

- Bota Sot

Gruaja e Fonsecas: Skandal

Paulo Fonseca mbrëmë mori dënim të ashpër nga Federata e Futbollit e Francës.

Trajneri i Lyonit do të jetë jashtë fushave për nëntë muajt e ardhshëm. Ai s’do mund ta drejtoj skuadrën e tij.

Krejt kjo ndodhi për shkak se në ndeshjen e fundit, ish-trajneri i Lillet dhe Milanit u fjalos me gjyqtarin e ndeshjes.

Për këtë dënim, ka reaguar gruaja e trajnerit portugez, Kateryna.

“Nëntë muaj për disa sekonda ulërimë? Një vendim absurd, skandaloz dhe i paprecedentë. Ju lutem, duam drejtësi. Jo një ekzekutim politik”, është shprehur gruaja e trajnerit të njohur



Lexoni të gjitha në Bota Sot