Musiala reagon pas krahasimit që bëri Rumenigge mes tij dhe yllit të Leverkusenit

- Bota Sot

Musiala reagon pas krahasimit që bëri Rumenigge mes tij dhe yllit të Leverkusenit

“Wirtz është futbollisti më i mirë në Gjermani”. Kjo fjali e Karl-Heinz Rummenigge i befasoi të gjithë pak ditë më parë, kur ish-kryetari i bordit mbikëqyrës të Bayern “injoroi” Jamal Musialën.

Askush nuk e priste atë deklaratë, sepse për shumë gjermanë më i miri është Musiala. Si ka reaguar vetë ylli i Bayern pas kësaj fjalie pikante?

“Nuk është se dëgjova gjë, por ma dërguan si deklaratë”, tha mbrëmë Musiala pas fitores 3-0 me “Aspirinat” në Champions League.

“Të gjithë kanë mendimin e tyre. Për mua ka rëndësi të bëj punën time, të rritem si lojtar, gjithmonë të shoh përpara dhe të fitoj trofe. Kaq”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot