Nuk kursehet ndaj Osasunës

- Bota Sot

Nuk kursehet ndaj Osasunës

Barcelona e ka përgatitur ndeshjen kundër Osasunës me seancën e fundit ku morën pjesë edhe lojtarë të dëmtuar si Balde, Gavi dhe Iñigo Martínez.

Trajneri Hansi Flick dha më shumë informacion mbi gjendjen e ekipit në konferencën për shtyp, para ndeshjes. Ndryshimet në formacionin startues janë të sigurta ndaj Osasunës, por ai nuk dha më shumë sqarime në këtë drejtim.

Dallimi i të qenit te Barça – “Ka kaq shumë pyetje (qesh). E dinim si do të donim të luanim kur erdha këtu.

Kam folur me stafin, Deco dhe të gjithë jemi të sinqertë. Lojtarët, ekipi dhe të gjithë e shijojnë stërvitjen, konkurrimin. Në dhomën e zhveshjes ka një atmosferë shumë të mirë, të mrekullueshme. Është diçka speciale. Për mua, kjo është më e rëndësishmja dhe dallimi kryesor. Është e pabesueshme. Të gjithë kujdesen për njëri-tjetrin, gjë që më pëlqen shumë. Atmosfera e mirë është gjithashtu mes anëtarëve të stafit. Të gjithë besojmë te projekti”.

Momenti më i mirë dhe më i keqja te Barcelona – “Është një pyetje e vështirë. Nuk kam menduar shumë për këtë. Të tjerët mund të mendojnë për këtë, unë jo tani për tani”.

Mësimi nga “El Sadar” – “Do të jetë ndryshe, sepse luajmë jashtë. Është e rëndësishme të kemi ekipin më të mirë të mundshëm në fushë. Tani jemi në një tjetër nivel sa i përket performancës së ekipit. Kam një qasje pozitive për ndeshjen e së shtunës”.

Shmangia e gabimeve – “Është gjithmonë mirë të kesh një pamje pozitive, gjithashtu gjatë ndeshjeve. Qasja negative nuk është e mirë për të shmangur gabimet. Kemi mësuar nga e kaluara, mund të mbrojmë mirë si ekip, kjo është diçka shumë pozitive”.

Szczesny sërish titullar – “Kur sheh lojtarë si kanë luajtur më parë, si stërviten, vendos bashkë me stafin. Të gjithë kuptuam se ai mund ta arrinte këtë nivel. Unë vendos për gjërat te Barcelona, por gjithmonë konsultohem me mendimin e të tjerëve”.

Pedri – “Është një profesionist i shkëlqyer, sjellja e tij është e pabesueshme çdo ditë, rikuperohet mirë në stërvitje. Punon në nivelin më të lartë. Është një nivel i pabesueshëm. Na jep shumë forcë në këtë pozicion, para ndeshjes ndaj Osasunës do të vendosim nëse do të luajë apo pushojë pak”.

Fitorja ndaj Benfica – “Jam shumë krenar për ekipin në çdo situatë, gjithmonë përgjigjet mirë. Shpresoj ta mbajmë gjithë këtë besim dhe optimizëm gjatë javëve të ardhshme”.

Paraqitja e Szczesny ndaj Benfica – “Bëri shumë mirë, gjithashtu edhe lojtarët e tjerë. Është detyra e tij ta mbajë portën të paprekur, gjithçka është shumë e qartë. Për këtë arsye, Tek është numri një në këto momente”.

Rotacionet – “Nuk kemi vendosur ende sa do të bëjmë, por po, duhet t’i bëjmë. Është proces i rëndësishëm në një kalendar të ngjeshur, por më e rëndësishme është të kemi ekipin tonë më të mirë në fushë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot