Ferizaj shënon fitore të madhe ndaj Suharekës

- Bota Sot

Ferizaj shënon fitore të madhe ndaj Suharekës

Ferizaj ka arritur një fitore të madhe në javën e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ferizajasit triumfuan 3:1 në shtëpi ndaj Suharekës, duke arritur kështu tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë.

Albion Kurtaj kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të me gol nga penalltia.

E në minutën e dytë shtesë, Edon Sadriu e dyfishoi epërsinë e vendasve.

Shpresat u rritën për suharekasit kur Mevlan Zeka shënoi nga penalltia në minutën e 77-të për 2:1.

Megjithatë, tërësisht shpresat u shuan në minutën e 87-të kur Ferizaj e shënoi edhe golin e tretë dhe e vulosi fitoren.

Me këtë triumf, Ferizaj shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Suhareka bie e shtata me tri pikë më pak. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot