Ancelotti emëron fituesin e Ligës së Kampionëve sivjet

- Bota Sot

Ancelotti emëron fituesin e Ligës së Kampionëve sivjet

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka zgjedhur fituesin e Ligës së Kampionëve sivjet.

Sipas trajnerit italian, fitues i këtij kompeticioni mund të jetë Real Madridi ose Liverpooli.

Liverpooli përfundoi i pari në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, derisa në 1/8 e finales po luan ndaj PSG-së.

“The Reds” e fituan ndeshjen e parë – me shumë fat – falë një goli të vonshëm nga Harvey Elliott.

Në anën tjetër, Real Madridi pasi përfundoi në vendin e 11-të, u detyrua të luajë në play-off, aty ku e shkatërroi Manchester Cityn 6-3 pas dy ndeshjeve.

Në 1/8 e finales, “Los Blancos” fituan ndeshjen e parë ndaj Atletico Madridit, me ndeshjen e dytë që luhet të mërkurën e ardhshme.

Në rast se Reali e Liverpooli kalojnë kundërshtarët e tanishëm, po ashtu edhe në çerekfinale, shorti i ka vënë përballë në gjysmëfinale.

Andaj, nuk do të kemi përsëri një finale Real Madrid – Liverpool.

Këto dy skuadra u përballen me njëra-tjetrën në fazën e ligës, me Liverpoolin që fitoi 2-0, me golat e Mc Allister e Gakpo.

Real Madridi e ka fituar 15 herë Ligën e Kampionëve, derisa Liverpooli gjashtë herë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot