Federata e Futbollit dënon me gjashtë ndeshje pezullim Robertsonin

- Bota Sot

Federata e Futbollit dënon me gjashtë ndeshje pezullim Robertsonin

Federata e Futbollit ka vendosur të ashpërsojë masën ndaj portierit të Miluollit.

Siç dihet Liam Robertson, për faullin e ashpër në dëm të sulmuesit të Kristal Palas, është dënuar me tri ndeshje pezullim.

Por gjatë ditës së sotme Federata e Futbollit ka vendosur të rëndojë këtë mase duke i shtuar edhe tre takime të tjera.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp Federata e Futbollit ka arsyetuar vendimin e saj duke pranuar se tri ndeshje pezullim për faullin ndaj Matetës ishin shumë pak për Robertson.



Lexoni të gjitha në Bota Sot