Derbi mes skuadrave  shqiptare i takoi Otrant – Olimpik nga Ulqini.

- Bota Sot

Derbi mes skuadrave  shqiptare i takoi Otrant – Olimpik nga Ulqini.

Skuadra e Otrant – Olimpik nga Ulqini me zemër të madhe, ka shënuar fitoren e dytë rresht, kësaj radhe e ka gjunjëzuar me rezultat 2:0 kampionin e Malit të Zi, Deçiqin nga Tuzi.

Deçiç AdmiralBet u dorëzua në pjesën e dytë në fushën e kampit stërvitor të Federatës, në Podgoricë.

Të dy golat e ulqinakëve i ka shënuar Petar Vukçeviq në minutën e 52-të dhe të 73-tën.

Skuadra nga Ulqni ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën.

Otrant – Olimpik renditet në pozitën e parafundit (i nënti) me 20 pikë e Deçiqi në të katërtin me 31 sosh pas javës së 23-të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot