Kololli shënon e asiston në fioren e Sionit

- Bota Sot

Kololli shënon e asiston në fioren e Sionit

Futbollisti Benjamin Kololli ka treguar formë të lartë në fanellën e  Sionit. 

Skuadra e Sionit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Luganos. 

Lojtari nga Kosova, Kololli, ka shënuar dhe asistuar.

 Kololli realizoi në minuitën e 3-të e asistoi në atë të 63-tën kur shënoi Diouf.

Në minutën e 62-të Amir Shaipi shkaktoi penallti të cilën vendasit e shpërdoruan përmes lojtarit Kabacalman. 

Orgiç në minutën e 13-të shënoi për mysafirët.

Portieri Amir Shaipi u paraqit nga minuta e parë e Uran Bislimi nga minuta e 64-të për Luganon dhe Benjamin Kololli e Kreshnik Hajrizi titullarë për Sionin.

Servette kryeson me 48 pikë e Baseli është në vend të dytë me 46, pasojnë Luzerni me 44, Lugano 42 pikë etj.

Sioni është në vend të nëntë me 33 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot