Neymar i pandreqshëm

- Bota Sot

Neymar i pandreqshëm

Mungesa e sulmuesit brazilian Neymar te skuadra e Santos pak ditë më parë, në gjysmëfinalen ndaj Corinthinias u ndje, pasi skuadra e tij humbi 2-1. Klubi deklaroi se Neymar mungoi për shkak të një problem në kofshën e majtë.

Gjithsesi, mediat vendase kanë shkuar më tej dhe kanë hedhur dyshime në lidhje me këtë dëmtim. Sipas tyre, sulmuesi është dëmtuar gjatë festimeve në karnevalet e Rio, ku dhe ka qenë I pranishëm. Neymar ka marrë pjesë në “Sambadrome” për paradat e shkollave të samba në Rio de Zhaneiro.

Një sjellje që nuk i ka pëlqyer mediave, ndërkohë që ss klubi dhe as lojtari nuk kanë dhënë detaje rreth lëndimit. Sipas mediave braziliane, bëhej fjalë për një ënjtje të vogël në kofshë. Pas udhëtimit në karnavalin e Rios, ai u stërvit normalisht dhe pritet të rikthehet në fushë këtë javë.

“Fatkeqësisht, dëmtimi dhe humbja janë pjesë e futbolli. Ne do të kthehemi më të fortë”, komentoi Neymar, që premton se do të jetë në sfidën e kthimit ndaj Corinthias. Ai është thirrur edhe për ndeshjet e Brazilit kundër Kolumbisë dhe Argjentinës, më 20 dhe 25 mars, në kualifikueset e Botërorit 2026.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Seleçao (79 gola) nuk ka luajtur për kombëtaren që nga tetori i vitit 2023, kur u dëmtua rëndë në gju kundër Uruguait, që e mbajti jashtë fushës për gati një vit. Edhe në vitin 2019, ndërsa luante për PSG, Neymar u kritikua për shkuarjen në karnavalet e Rios ndërsa po shërohej nga një thyerje e këmbës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot