Klopp pranon gabimin e tij

- Bota Sot

Klopp pranon gabimin e tij

Jürgen Klopp, trajneri i Liverpooli-t nga viti 2015 deri më 2024, ka reflektuar mbi dy gabime në merkato, që e kanë penalizuar gjatë periudhave të tij te “Reds” dhe Borussia Dortmund.

Tekniku gjerman pranoi se kishte mundësinë të transferonte Son Heung-min te Liverpool-i dhe Kevin De Bruyne te Borusia Dortmundi, por nuk e bëri.

“Mund ta kisha transferuar Son Heung-min nga Tottenhami. Në atë kohë, ai ishte te Hamburgu… As që e mbaj mend pse nuk u mbyll ky transferim dhe vetëm kur u përballa me të në Premier League, mendova: O Zot, je budalla që nuk e more. Ishte çmenduri”, – pranoi Klopp gjatë një eventi në Cape Town, Afrikën e Jugut, në përvjetorin e “Hout Bay United Football Community”.

Gazeta “The Mirror” citon gjithashtu momentin kur Klopp pranon se kishte mundësinë të transferonte Kevin De Bruyne kur drejtonte Borussia Dortmundin: “Kevin De Bruyne ishte kaq afër nesh (duke bërë gjest me dy gishta), pastaj na shkatërroi në finalen e Kupës me Wolfsburgun”.

Klopp, tani drejtor global i futbollit te “Red Bull”, pranoi se kishte lënë t’i shpëtonte edhe Sadio Mané kur ishte te Borussia Dortmundi, por më pas e korrigjoi gabimin duke e transferuar te Liverpool-i më 2016.

Në fund, Klopp reflektoi: “Nuk besoj se ka shumë kuptim të pendohesh për gjërat. Në atë moment, ndoshta bëra atë që mendova se ishte më e mira, kështu që pranoj gjithçka dhe ec përpara”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot