Mësohet kur do të hidhet shorti për finalet e Europianit U17

- Bota Sot

Mësohet kur do të hidhet shorti për finalet e Europianit U17

Shorti për finalet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” do të hidhet më 31 mars, në “Shtëpinë e Futbollit”, një ngjarje historike që do të zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Kombëtarja shqiptare U-17 merr pjesë automatikisht në finalet e Kampionatit Europian si vend organizator, ndërsa shtatë ekipet e tjera do të përcaktohen më 25 mars, kur do të përfundojnë ndeshjet e raundit të dytë të Ligës A.

Në këtë event madhështor, tetë skuadrat e kualifikuara do të ndahen në dy grupe dhe do të përcaktohet kalendari i ndeshjeve finale.

Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të tetë skuadrave finaliste në Kampionatin Europian, figura të njohura nga futbolli botëror, përfaqësues të botës akademike, artit, politikës, medias dhe miq të federatave të tjera.



Lexoni të gjitha në Bota Sot