Interi kërkon mesfushorin e Como-s

- Bota Sot

Interi kërkon mesfushorin e Como-s

Sipas Nikolo Shira, Interi po punon për të siguruar Niko Paz, me mesfushorin 20-vjeçar argjentinas që shpreh dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit zikaltër.

Aktualisht i huazuar te skuadra e Serie A, Komo, Niko Paz ka bërë përshtypje dhe tani është një objektiv kyç për Interin.

Interesi i Interit ka qenë i qartë, me nënpresidentin Havier Zaneti që është parë duke folur me babanë e Paz-it gjatë një ndeshjeje të fundit në Komo, duke nxitur spekulimet për një lëvizje.

Klubi planifikon të hapë bisedimet me Real Madridin dhe Komo-n, së shpejti

Pengesa kryesore është klauzola e kthimit prej 9 milionë eurosh të Real Madridit, e cila mund të aktivizohet këtë verë. Komo, i etur për të mbajtur Pazin, ka ofruar nga 15 deri në 20 milionë euro për të hequr klauzolën.

Pavarësisht kësaj, Interi është i vendosur të vazhdojë me ndjekjen e tyre. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare në përpjekjet e Interit për ta siguruar atë, me Paz-in që këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot