Djorkaeff: Ky Juventus më kujton PSG-në

- Bota Sot

Djorkaeff: Ky Juventus më kujton PSG-në

I intervistuar nga “La Repubblica”, ish-futbollisti francez Youri Djorkaeff ka komentuar situatën aktuale në Serie A, duke ndarë mendimet e tij për ekipet dhe pronarët amerikanë të klubeve italiane.

Ai tha: “Ajo që ka Milani apo Interi është ndryshe nga ajo që gjejmë te Roma. Investimet e tyre nuk mund të mos bëjnë mirë, por futbolli nuk është një formulë e sigurt. Çdo vend ka veçoritë e tij dhe duhet të përshtatesh”.

Sa mund të arrijë Interi në Champions?

Besoj deri në finale. Inzaghi ka një skuadër që duket e ndërtuar posaçërisht për Europën. Lojtarët janë të bashkuar, kanë shpirtin e duhur dhe një qetësi që duket lehtë kur i vëzhgon.

Edhe dy vite më parë zikaltrit shkuan deri në finale. Eksperienca e atyre që ishin atëherë mund të bëjë ndryshimin.

Si e gjykon Juventusin?

Në SHBA, në Botërorin e Klubeve, do të ketë mundësinë të tregojë vlerën e vet pas një sezoni me luhatje. Për disa aspekte, më duket si PSG, një grup i ri që ka ndryshuar filozofinë e tij kohët e fundit, me mundësi të mëdha për t’u përmirësuar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot