Objektivi i 1000 golave në karrierë është edhe akoma dhe më pranë.
Cristiano Ronaldo shënoi sërish me Al Nassr, për t’i dhënë fitoren skuadrës arabe dhe kualifikimin në çerekfinalen e Champions League për zonën aziatike.
Ronaldo arriti në total 927 gola në karrierën e tij, duke u afruar më shumë me kuotën e 1 mijë rrjetave personale në karrierë. Cr7 goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë për tu ngjitur në kuotën e 7 golave në 6 ndeshje të këtij kompeticioni.
Ylli portugez është golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Superligën arabe me 18 gola. Që nga ditëlindja e tij e 30-të, Ronaldo, tani 40 vjeç, ka shënuar tani 464 gola, duke tejkaluar 463 golat që shënoi para se të mbushte 30 vjeç.
Në sezonin aktual, Ronaldo ka shënuar 27 gola në ndeshjet zyrtare për klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr.