Moggi ngre pikëpyetje mbi deklaratat e Thiago Mottës

- Bota Sot

Moggi ngre pikëpyetje mbi deklaratat e Thiago Mottës

Luciano Moggi ngre pikëpyetje mbi deklaratat e Thiago Mottës pas ndeshjes Juventus-Atalanta, veçanërisht mbi fjalët e tij për nevojën e një "riorganizimi të dhomës së zhveshjes".

Ish-drejtuesi i Juves dhe Napolit vë në dyshim kredibilitetin e Mottës krahasuar me atë të Antonio Contes, duke nënvizuar ndryshimin në mënyrën se si trajnerët arrijnë të ndikojnë te skuadrat e tyre.

Sipas Moggit, kur Motta pranon se skuadra "u shpërbë" pas golit të Atalantës, ai në njëfarë mënyre pranon dështimin e tij për të menaxhuar situatën.

Në kontrast, ai sjell shembullin e Contes me Napolin kundër Interit, ku pas një pjese të parë dominuese nga zikaltërit, Napoli reagoi në pjesën e dytë, falë ndërhyrjes së trajnerit në pushim. Moggi sugjeron se Conte ka besimin e lojtarëve të tij, ndërsa Motta ende nuk e ka fituar atë.

Pyetja që shtrohet është: kur Motta flet për "riorganizimin e dhomës së zhveshjes", a i referohet nevojës për të rikthyer qetësinë dhe besimin, apo e ka fjalën për raportet e tij jo aq të mira me skuadrën?



Lexoni të gjitha në Bota Sot