Henry: Luis Enrique mori një vendim të guximshëm dhe po shpërblehet

- Bota Sot

Henry: Luis Enrique mori një vendim të guximshëm dhe po shpërblehet

PSG siguroi një vend në çerekfinalet e Champions League pasi eliminoi Liverpool-in të martën në mbrëmje.

Ish-sulmuesi Thierry Henry ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri Luis Enrique në drejtim të klubit francez.

“Është trajneri i duhur për PSG-në, veçanërisht në lidhje me lojtarët që janë larguar nga klubi.

Flitet për Messi, Neymar dhe Mbappe, por guximi i tij për të larguar Verratti-n është për t’u vlerësuar.

“Ka parë potencial te Vitinha dhe, për ta lejuar këtë të fundit të shprehë talentin e tij, ishte e domosdoshme të largohej Verratti. Vitinha ka treguar se është i një niveli tjetër”, ka thënë Henry për CBS Sports.



Lexoni të gjitha në Bota Sot