Prizren: Bllokohen disa rrugë shkak ndërtimi i rreth-rrotullimit në Bazhdarhane

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Bllokohen disa rrugë shkak ndërtimi i rreth-rrotullimit në Bazhdarhane
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se prej nesër (14.03.2025, e Premte), do të fillojnë punimet në kuadër të projektit “Ndërtimi i rreth rrotullimit në rrugën “Adem Jashari” (te ish objekti i “Lirisë”) në lagjen Bazhdarhane, në Prizren.
Sipas njoftimit, ky do të jetë Bllokimi i rrugëve dhe organizimi:
– Rruga “Adem Jashari”, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga “Nuredin Shala” (Edit Durham),
– Rruga nga Bazhdarhanja, nga rreth rrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga “Ahmet Prishtina” (në drejtim të shkollës “Lekë Dukagjini”, ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ”Qazim Berisha”).
– Rruga “Brahim Osmanaj”, do të jetë e bllokuar në fillim të saj, do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ndërsa dalja nuk lejohet (do të jetë me dy kahe, hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë).
Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët dhe banorët:
– Luten banorët që t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën “Nuredin Shala”,
– Rruga ”Rexhep Kabashi” duhet të jetë e liruar nga veturat,
– Rruga ”Xhevë Lladrovci” duhet të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptimin dhe ndihmën tuaj, që rrugët alternative që janë propozuar të lirohen me qëllim të rrjedhës së pa ndërprerë të qarkullimit të automjeteve.
Në të kundërtën, do të detyrohemi t’i lirojmë rrugët me merimangë dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët e automjeteve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit