Tifozët e Romës shpërthejnë kundër Hummels: Largohu që tani

- Bota Sot

Tifozët e Romës shpërthejnë kundër Hummels: Largohu që tani

Kartoni i kuq për Hummels pas vetëm njëmbëdhjetë minutash lojë në ndeshjen mes Athletic Bilbao-s dhe Romës ndikoi ndjeshëm në lojën e verdhekuqve në ‘San Mames’, duke çuar në eliminimin e tyre nga Europa League, pavarësisht fitores në ndeshjen e parë.

Shumë tifozë të Romës, përfshirë edhe disa ekspertë të fushës, kanë kontestuar vendimin e arbitrit Turpin, i cili nuk pati dyshime për t’i dhënë mbrojtësit gjerman kartonin e kuq direkt.

Ish-lojtari i Dortmund, pasi humbi topin në mesfushë, ndali Sannadin, i cili po shkonte drejt portës: pavarësisht vendimit të diskutueshëm të gjyqtarit, shumë tifozë romanistë e kanë kritikuar 36-vjeçarin në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se ai do të largohet nga klubi në qershor.

Një tifoz i zemëruar ka shpërthyer në X:

"Shiko tani që në fund kishte të drejtë Juric…" – duke shprehur zhgënjimin për përjashtimin e Hummels, i cili vetëm disa ditë më parë ishte ankuar për minutat e pakta në fushë me Romën.

Por komentet kundër Hummels në platformën e Musk nuk kanë të ndalur:

"Tani Hummels do të ketë më shumë kohë për të bërë foto në Instagram, ja ku jemi…"

"Hummels jashtë skuadrës! Pa diskutim! Nuk mund të bësh diçka të tillë!"

"Po të isha president, do ta çoja Hummels bashkë me llogarinë e tij në Instagram direkt në Gjermani!"

"Lojtari më me përvojë dhe me më shumë tituj… na dëmton ai!"

"Sot u kuptua pse Ranieri nuk e aktivizonte më #Hummels"

"Kjo është dora e zezë e atij dështaku #Hummels! Mos u justifikoni, kartoni i kuq ishte i drejtë! Forza Roma!"

Mes komenteve, disa edhe fyese, kishte edhe nga ata që ironizonin duke shpresuar të mos e shihnin më Hummelsin në ‘Olimpico’:

"Në ç’orë niset avioni i parë për Dortmund?"

"Mjaft me pensionistët!"

"Djem, bëri një gabim prej amatori."

"Për mua mund të largohet edhe tani!" – një koment që përmbledh mendimin e shumë tifozëve në kryeqytet.

Hummels kërkon falje në rrjetet sociale

Më pas, në rrjetet sociale, Mats Hummels kërkoi falje për kartonin e kuq në ‘San Mames’:

"Më vjen keq @officialasroma. Dua t’u kërkoj falje te tifozëve dhe shokëve të ekipit", shkroi ai në një postim.

"Sot i zhgënjeva të gjithë me një gabim thjesht të pakuptimtë dhe të tmerrshëm.

Këto ishin ndeshjet ku ekipi im kishte nevojë për mua, por unë gabova dhe ky gabim kushtoi ëndrrën tonë për të fituar Europa League.

Nuk di çfarë të them më, jam i zhgënjyer me veten time, po aq sa jeni ju."



Lexoni të gjitha në Bota Sot