Liverpool zgjedh pasuesin e Van Dijkut

- Bota Sot

Liverpool zgjedh pasuesin e Van Dijkut

Zëvendësuesi i mbrojtësit Virgil van Dijk te skuadra e Liverpool do të vijë nga Bundesliga. Javët e fundit, Liverpool ka bërë lëvizje për të gjetur një zëvendësues të denjë për holandezin, të cilit i skadon kontrata me “reds” më 30 qershor.

Siç raportohet nga “Sport Bild”, Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund, është zgjedhja numër një nga drejtuesit e Liverpool. Gjithsesi, për skuadrën angleze  nuk do të jetë e lehtë të marrë 25-vjecarin.

Çmimi minimal i kërkuar nga Borussia Dortmund për lojtari n është 50 milionë euro, duke pasur parasysh se gjermani aktualisht ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2027.

Në rast s ekjo marrëveshje dështon, “Reds” ka edhe një alternativë.

Ai është Jorrel Hato, mbrojtësi i Ajax, me kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën holandeze. Ky i fundit ndiqet edhe nga Real Madrid, por çmimi fillestar është 30 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot