Ftoi nëntë mbrojtës

- Bota Sot

Ftoi nëntë mbrojtës

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel sot gjatë ditës publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit mars ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Gjatë konferencës për media, Tuchel foli rreth ndeshjeve të muajt mars, duke zbuluar edhe një pjesë të foramcionit.

Ai thotë se ndoshta mund të fillojë një ndeshje me formacionin me pesë mbrojtës.

“Ne i kemi të gjitha opsionet. Ne ftuam nëntë mbrojtës, për të pasur sa më shumë opsione.

Nuk dua ta zbulojë menjëherë, por mund të luajmë edhe me katër, por edhe me pesë mbrojtës. Këtë s’e them dot për respektin që kemi ndaj Shqipërisë dhe Letonisë”,  u shpreh Tuchel

Ai thotë se gjatë stërvitjeve do të bëjë rishikimin e disa videove të paraqitjeve të futbollistëve të tij për të përcaktuar edhe formacionin.

Kujtojmë që Anglia ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese të Kupës së Botës 2026 e zhvillon ndaj Shqipërisë më 21 mars.



Lexoni të gjitha në Bota Sot