Mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Dan Burn ka marrë thirrjen e parë në Kombëtaren e Anglisë në moshën 32-vjeçare.
Mbrojtësi me trup të gjatë u ftua nga Thomas Tuchel për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Shqipërisë dhe Letonisë në para-kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Shumë tifozë të futbollit e kanë vërejtur se mbrojtësi anglez ka vetëm katër gishta në dorën e tij të djathtë.
Dan Burn e humbi gishtin e tij kur ishte në moshën 13-vjeç.
Ai pati një aksident. Në moshën e re, ai ishte duke mbajtur një unaz në gisht dhe duke u ngjitur në një gardh, unaza i kapet në gozhdë dhe rrëzohet në tokë.
Mund ta imagjinoni se sa shumë dhimbje ka pasur. Por, kjo nuk e ka penguar asnjëherë lojtarin që të bëjë karrierë të jashtëzakonshme profesionale në futboll.
Dan Burn gjatë karrierës së tij, ka luajtur për skuadrat si: Fulham, Birmingham, Wigan, Brighton dhe tani në Newcastle United.