Skuadra e Gjilanit kryen testimet e fundit para duelit me Prishtinën
"Ekipi është paraqitur në pasditen e së premtes në fushën stërvitore për të mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj Prishtinës.
Skuadra ka lënë prapa humbjen në ndeshjen e shkuar të mesjavës dhe është përqendruar maksimalisht për duelin e fundjavës ndaj kryeqytetasve.
I gjithë grupi ka qenë në dispozicion të kryetrajnerit Nuhiu dhe stafit të tij në përgatitjet për këtë ballafaqim, përpos Robert Rrahmanit, Endri Reçit dhe Leon Miftarit, të cilët vazhdojnë të ndodhen në proces të rikuperimit.
Për këtë ndeshje do të rikthehet Armend Thaqi, mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili kishte munguar në duelin e kaluar për shkak të numrit të kartonëve të verdhë (4).
Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan", njofton SC Gjilani.