U zëvendësua në minutën e 61’të, Ronaldo largohet nga fusha i zemëruar

- Bota Sot

U zëvendësua në minutën e 61’të, Ronaldo largohet nga fusha i zemëruar

Ylli portugez i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo u largua nga fusha gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Al-Khulood sot, i zemëruar pasi u zëvendësua në minutën e 61-të.

Stefano Pioli, trajneri i Al-Nassr, zëvendësoi Ronaldon në minutën e 61-të  pas kartonit të kuq që iu dha mbrojtësit të djathtë Nawaf Boshul.

Megjithatë, vendimi i Piolit nuk i ka pëlqyer Ronaldos, i cili është larguar nga fusha i zemëruar dhe është drejtuar direkt në dhomat e zhveshjes.

Ndryshe, Al-Nassr fitoi kundër Al-Khulood me rezultat 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 25-të të Ligës Profesionale Saudite.



Lexoni të gjitha në Bota Sot