Ylli portugez i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo u largua nga fusha gjatë ndeshjes së skuadrës së tij kundër Al-Khulood sot, i zemëruar pasi u zëvendësua në minutën e 61-të.
Stefano Pioli, trajneri i Al-Nassr, zëvendësoi Ronaldon në minutën e 61-të pas kartonit të kuq që iu dha mbrojtësit të djathtë Nawaf Boshul.
Megjithatë, vendimi i Piolit nuk i ka pëlqyer Ronaldos, i cili është larguar nga fusha i zemëruar dhe është drejtuar direkt në dhomat e zhveshjes.
Ndryshe, Al-Nassr fitoi kundër Al-Khulood me rezultat 3-1 në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 25-të të Ligës Profesionale Saudite.