Pak minuta më parë, u bë e ditur se futbollisti Sodiq Atanda është plagosur me thikë në qytetin e Vlorës, nga një tentativë grabitjeje. Ish-mbrojtësi i Partizanit është transportuar menjëherë në qendrën spitalore për të marrë ndihmën e parë.
Klubi i Flamurtarit ka bërë me dije për shëndetin e futbollistit në një komunikim në faqen e tyre zyrtare. “Lidhur me lajmin e publikuan në media mbi sulmin kundër futbollistit tonë Sodiq Atanda , kërkojmë të saktësojmë se futbollisti nuk ka asnjë d 1 ëmtim.
Fatmirëshisht është një ngjarje e mbyllur pa asnjë dëmtim fizik dhe futbollisti gëzon shëndet të plotë.
Agresori është një person me probleme të shëndetit mendor”, shkruan Flamurtari, duke mohuar kështu kategorikisht ndonjë lëndim të Atandës.