Dan Burn i Newcastle United është thirrur në skuadrën e Anglisë për herë të parë nga Thomas Tuchel. Dhe me t’u publikuar fotografitë tifozët vënë re se mbrojtësit i mungon një gisht.
Sipas raportimeve, Burn kur ishte 13-vjeçar thuhet se ka qenë duke u ngjitur në një gardh ndërsa mbante një unazë në gisht. Ai u kap në një gozhdë në gardh dhe gishti i tretë në dorën e tij të djathtë ishte prerë plotësisht.
Ai nënshkroi për Brighton në 2018 dhe bëri debutimin e tij në janar 2019 përpara se të bënte 84 paraqitje të tjera dhe të nënshkruante për Newcastle United në një transferim prej 13 milionë funtesh në vitin 2022.
Ndërkaq, Tuchel kur është pyetur se pse ka ftuar Burn, është përgjigjur: “Ai ka pasur një karrierë shumë mbresëlënëse dhe është një lojtar shumë solid”.