Shkupi ka befasuar për të keq si vendas në Çair, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Pelisteri i Manastirit.
Ristevski në minutën e 74-të shënoi për udhëtuesit.
Pas javës së 24-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkupi e mban vendin e gjashtë me 31 pikë e ka dy më shumë se
Pelisteri që gjendet një pozitë më poshtë.
Voska Sport në Ohër ka barazuar në çastet e fundit me rezultat 1:1 me Rabotniçkin.
Gando në minutën e 14-të shënoi për udhëtuesit dhe Osei (90+4) për Voskën.
Rabotniçki renditet në vend të 3-të me 45 pikë e Voska në fund (i 12-ti) me 19 sosh.