Fisnik Asllani flet për lëndimet që i ka pasur gjatë karrierës

- Bota Sot

Fisnik Asllani flet për lëndimet që i ka pasur gjatë karrierës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani gjatë një interviste për gazetarin, Riccardo Basile ka rrëfyer kohën sa ka qenë i lënduar.

Basile ia bën një pyetje futbollistit kosovar që e emocionoi shumë dhe filloi të qante.

Ai i thotë se sa ka qenë e madhe frika që të mos luante kurrë futboll.

Fisnik Asllani duke iu dridhur buza dhe në vaj tregon: “Ajo kohë ka qenë shumë, shumë e vështirë për mua… mund të them më e vështira.

Ka ndodhur që një javë kam qëndruar komplet i vetmuar në spital, dhe isha vetëm me mendimet e mia. Ka qenë vërtet shumë, shumë e vështirë!”

Edhe pse është i ri në moshë, Fisnik Asllani ka pasur shumë lëndime gjatë karrierës së tij. Koha që ka munguar më së gjati është ajo e vitit 2023/24, 92 ditë për shkak të “Tendon Tear”.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e Elversbergut ka zhvilluar 27 ndeshje, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë pesë asiste.

Ai është i ftuar edhe te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars ndaj Islandës në play-offin e UEFA Nations League.



Lexoni të gjitha në Bota Sot