Locatelli i zhgënjyer që s’u ftua nga Spalletti

- Bota Sot

Locatelli i zhgënjyer që s’u ftua nga Spalletti

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, e ka pranuar se Manuel Locatelli mezi ka dashur që të jetë pjesë e Italisë, por ka mbetur i zhgënjyer që nuk është ftuar.

Megjithatë, ai ka thënë se e pranon vendimin e selektorit Spalletti, që publikoi listën me 25 futbollistë për çerekfinalet ndaj Gjermanisë.

Italia – Gjermania luhet më 20 mars në “San Siro”, ndërsa ndeshja kthyese luhet pas një jave në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

“Në njërën anë, ai e respekton vendimin e trajnerit sepse është profesionist i madh. Në anën tjetër, ai do të ushtrojë këtë javë, do të rikuperohet dhe do të kalojë kohë me familjen e tij.

Kemi kaluar në periudhë të vështirë të ndeshjeve dhe lojtarët kanë nevojë për pak pushim. Ai nuk është i lumtur por e pranon vendimin”, ka deklaruar Motta në konferencën për shtyp, shkruan “Football-Italia” të shtunën.

Ndeshjen e radhës në Serie A, Juventusi e luan të dielën në udhëtim te Fiorentina, nga ora 18:00.



Lexoni të gjitha në Bota Sot