Skuadra shqiptare Gostivari që lufton për titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut, ka reaguar pas humbjes së sotme në Kavadar me rezultat 2:1 nga Tikveshi.
Cila është arsyeja e këtij reagimi?
“Ne e duam këtë vend si investitorë, sportistë, dhe menaxherë sportivë. Duke ndarë një kulturë dhe histori të përbashkët, ne përqafojmë njerëzit e këtij vendi të bukur si vëllezër dhe motra.
Jemi të lumtur që investojmë dhe kontribuojmë në sportin, rininë dhe ekonominë e vendit. Jemi të lumtur të promovojmë Maqedoninë në Turqi dhe vendet tjera evropiane. Ne ndihmojmë njohjen e futbollit maqedonas duke sjellë futbollistë dhe trajnerë me famë botërore, të cilët janë të dashur dhe të ndjekur nga miliona tifozë.
Jemi bërë një klub që ndiqet në Turqi dhe botë dhe shpesh merr lajme pozitive. Qëllimi ynë nuk kufizohet në sukseset vendore në Maqedoni, por kualifikimi dhe avancimi në kupat evropiane. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në rang vendi të Maqedonisë me rezultatet e suksesshme që do të marrim. Në këtë mënyrë, duam të rrisim numrin e ekipeve maqedonase pjesëmarrëse në kupat evropiane. Kjo na bën shembull të mirë për ata që duan të investojnë në futboll në Maqedoni.
Vendi aktual i Maqedonisë në ranglistën e vendeve të futbollit, 51 nga 55 shoqatat e UEFA-s, na turpëron. Menaxhmenti i mëparshëm i federatës nuk ishte i suksesshëm në këtë drejtim. Pritshmëria jonë nga federata është që ta pastrojë futbollin maqedonas, ta zhvillojë atë dhe ta sjellë Maqedoninë në ranglistën e vendit të UEFA-s.
Gjithsesi jemi shume te zhgenjyer qe arbitrat qe dhane vendime skandaloze ne periudhen e federates se vjeter ende po zyrtarizojne ndeshjet. Asnjë klub nuk do të investonte në një ligë ku rezultatet e ndeshjeve i përcaktojnë gjyqtarët, jo lojtarët dhe trajnerët në fushë.
Kemi investuar bujarisht në futbollin maqedonas. Bëmë gabim?
Asnjë ekip në ligë nuk është armiku ynë. Ata janë të gjithë kundërshtarët tanë dhe ne kemi marrëdhënie të mira me të gjithë ata.
Por vendimet e diskutueshme të arbitrave krijojnë armiqësi mes nesh dhe na groposin kundër njëri tjetrit.
E vetmja gjë që na duhet, klubeve maqedonase të futbollit është fair play. Nëse nuk dëshirohet që disa ekipe të lirohen, mund të gjenden zgjidhje të tjera për t’i mbajtur ato ekipe në ligë. Ashtu siç është bërë më parë, numri i ekipeve në ligë mund të rritet dhe ekipet që kërkohen të mbrohen mund të mbahen në ligë.
Përpjekjet e skuadrave që garojnë për kampionat nuk duhen humbur kot. Ne (investitorët, stafi teknik, drejtorët sportiv dhe futbollistët) jemi në shok të madh për shkak të ngjarjeve që janë zhvilluar deri më tani në ligë. Po humbim besimin dhe shpresën në mundësinë e përmirësimit të futbollit në këtë vend. Ne duam që arbitrat dhe federata të respektojnë përpjekjet tona.
Fitorja dhe humbja janë rezultate natyrale të kësaj loje. Nëse humbasim kundër një ekipi që luan më mirë se ne, e përgëzojmë kundërshtarin. Gjithsesi nuk pranojmë humbjen ndaj gjyqtarëve që janë të caktuar të vendosin drejtësi në futboll. Nëse federata e re dëshiron të vazhdojë me sistemin e vjetër dhe të korruptuar, edhe ne do ta respektojmë atë.
Ne dimë të largohemi pasi erdhëm këtu me mirësjellje. Derisa ne, një grusht aktorësh të futbollit, po mundohemi të kontribuojmë në futbollin e vendit, një gjyqtar i keq i FIFA-s, i cili është qytetar i këtij vendi, i shkakton kaq shumë dëm futbollit maqedonas. Kjo është një tradhti e kombit të tij dhe futbollit të tij.
Gjithmonë u munduam të kontribuojmë pozitivisht në promovimin e Maqedonisë. Lojtarët dhe menaxherët tanë yje, që kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale, ndajnë bukuritë e Maqedonisë. Po tash e tutje skandalet e futbollit do ti ndajmë! Sot, 3 pikët na i vodhi arbitri Marjan Mladenovski. A do ti ikë skandaleve dhe veprimeve të tij ky gjyqtar i harruar apo federata do të sjellë drejtësi në futbollin maqedonas duke e ndëshkuar?
Nëse nuk gjendet zgjidhje për manipulime të tilla, do të tërhiqemi nga tereni pa u menduar së dyti. Në afatin e mëparshëm të federatës, u penalizuam me -3 pikë. Nuk kemi frikë se penalizohemi me -6 apo -9 pikë nëse i shërben drejtësisë në futbollin maqedonas.
Ne nuk duam të marrim pjesë në një ligë pa drejtësi.
Dhe si shenim, detyra e kryetarit te bashkise nuk eshte te jete drejtor sportiv dhe te manipuloje arbitrat, por te ndihmoje mireqenien e qytetit dhe qytetareve te tij!”, reagon KF Gostivari.