Trajneri i Arsenalit e quan magjepsës duelin me kampionët: Reali emocion

- Bota Sot

Trajneri i Arsenalit e quan magjepsës duelin me kampionët: Reali emocion

Arsenali është shumë i emocionuar që do të luajë kundër kampionëve në fuqi të Europës, Realin e Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve muajin e ardhshëm, por ata nuk do të shpërqendrohen nga detyrat e tyre në Premier Ligë.Djemtë e Mikel Artetës e zhvendosin fokusin e tyre te Chelsea, rivalët e tyre të qytetit këtë fundjavë, ndërsa vijnë pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 9-3 ndaj PSV Eindhovenit në fazën e 1/8-ave.

Skuadra e Ançelotit është rivalja, ndaj së cilës ata kanë luajtur vetëm një herë më parë në kompeticion, duke e mposhtur skuadrën spanjolle në dy ndeshjet në 1/ 8-ave, në rrugën drejt finales së vitit 2006.

“Është një përballje magjepsëse, sepse ne luajmë kundër klubit me historinë më të madhe në kompeticion”, u tha Arteta gazetarëve.

“Jam shumë i emocionuar që do të luaj kundër tyre, por para kësaj kemi disa ndeshje të mëdha në Premier Ligë”.

Por deri muajin e ardhshëm ka ende kohë dhe tekniku spanjoll tani mendon vetëm për derbin në “Emirates”, ndërsa ndeshja e vajtjes në “Stamford Bridge” përfundoi 1-1.

“Chelsea dhe Arsenali janë dy skuadra që duan të jenë shumë dominuese në mënyrën e tyre të lojës, shumë agresive në presojnë lartë. Është shumë e rëndësishme që t’i mbajmë ata larg”.

Ai komentoi edhe thirrjen e parë të Ljuis-Skelit me kombëtaren e Anglisë: “Jam shumë krenar për Ljuis. Është një moment i madh për të që të marrësh ftesën e parë në kombëtaren angleze. Jemi shumë të lumtur”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot