Mareska shkon me letër dhe laps në dorë në derbin me Arsenalin

- Bota Sot

Mareska shkon me letër dhe laps në dorë në derbin me Arsenalin

Çelsi shkon në “Emirates” gjashtë pikë prapa Arsenalit në tabelën e Premier Ligës.

Dhe trajneri Enco Mareska është i vendosur për të ngushtuar këtë diferencë. Por italiani këmbëngul se fokusi i tij tani është thjesht afatshkurtër dhe kjo do ta ndihmojë ekipin e tij të marrë një rezultat pozitiv në veri të Londrës.

“Hendeku për momentin është mjaft i madh dhe arsyeja është sepse ata po punojnë me të njëjtin menaxher për pesë vjet, kështu që diferenca është mjaft e rëndësishme”, tha Mareska në konferencë.

“Ata kanë luajtur me të njëjtin grup në disa ndeshje të rëndësishme, por objektivi dhe detyra jonë është ta mbyllim atë boshllëk mes nesh dhe atyre.

Në këtë moment, tabela tregon se diferenca është gjashtë pikë, kështu që jemi mjaft afër dhe kemi dhjetë ndeshje për të përfunduar.

Por ne nuk jemi të fokusuar nëse pikët mund të shkojnë tre, mbeten gjashtë apo shkojnë nëntë pikë përpara. Ne jemi të fokusuar në lojën tonë dhe mënyrën se si përpiqemi t’i mposhtim ata. Shpresojmë që t’i mundim dhe do të jemi më afër”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot