Legjenda e futbollit anglez parashikon fituesin e Champions League

- Bota Sot

Legjenda e futbollit anglez parashikon fituesin e Champions League

Paul Scholes ka bërë parashikimet e fazave të mëtejshme në Champions League deri në finalen e madhe, duke postuar një video në rrjetet sociale.

Scholes parashikon që Real Madrid do ta kalojë Arsenalin, kurse PSG do Aston Villa-n.

Nga kjo gjysmëfinale, pra Real Madrid – PSG, ish-mesfushori i Manchester United parashikon që në finale kalojnë parisienët.

Në krahun tjetër, Barcelona sipas tij do të kalojë Dortmundin, kurse Interi Bayernin. Nga gjysmëfinalja Barcelona-Inter, ai sheh zikaltrit si favoritë.

Sipas Scholes, në finalen PSG-Inter fitues do të jetë skuadra italiane.



Lexoni të gjitha në Bota Sot