Thumbimi i Szczesnyt

- Bota Sot

Thumbimi i Szczesnyt

Wojciech Szczesny ishte tërhequr nga futbolli, por më pas ndryshoi mendje, sepse thjesht nuk mund t’i thoshte ‘jo’ Barcelonës.

Fillimisht, portieri polak mbërriti në Katalonjë për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen, por tani duket se është përshtatur dhe qëndrim i tij edhe për sezonin e ardhshëm është gjithnjë e më i mundshëm.

Gjatë një interviste, Szczesny e lavdëroi filozofinë e lojës së blaugranave:

“Luajmë futboll të mrekullueshëm, kjo është ajo që më emocionon te Barça”.

Më pas, ai theksoi ndryshimin e madh midis Juventusit dhe Barcelonës: “Te Juve fokusi kryesor ishte te rezultatet, ndërsa te Barcelona ka një gëzim ngjitës në lojë. Nuk më habit fakti që ky stil loje magjeps miliona tifozë në botë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot