Lajm i keq për Barcelonën dhe kombëtaren spanjolle.
Skuadra e Hansi Flick mundi Atleticon por jo gjithçka ka shkuar mirë për kataalnasit.
Mesfushori i Blaugranas, Marc Casado u largua nga fusha në minutën e 22-të të pjesës së dytë për shkak të një problemi fizik.
Casado iu nënshtrua testeve të nevojshme mjekësore sot dhe, sipas Marca, duket se është një dëmtim i rëndë.
Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, bëhet fjalë për një këputje të ligamentit në gjurin e djathtë.