Futbollisti danez dhe lojtari i Manchester Utd, Christian Eriksen, ka thënë sot se me shumë mundësi do të largohet nga United në fund të sezonit.
"Kontrata ime skadon këtë verë dhe unë jam gati të kërkoj diçka të re. Kjo më përshtatet”, - tha ai në një konferencë për shtyp në
Danimarkë para ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Portugalisë.
Ai shtoi se askush nga United nuk e ka kontaktuar për vazhdimin e kontratës.
"Kjo është arsyeja pse unë supozoj se bashkëpunimi po përfundon. Ky është interpretimi im," shtoi ai.