Arteta merr lajmin e mirë

- Bota Sot

Arteta merr lajmin e mirë

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u shpreh se Bukayo Saka ka shanse të mira për t’u rikthyer në fushë pas pushimit ndërkombëtar. 23-vjeçari kreu një operacion në fund të vitit të kaluar, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren 5-1 të Arsenal ndaj Crystal Palace, në dhjetor.

Arteta tha sot se Saka po bënte përparim shumë të mirë dhe pas fitores 1-0 të Arsenal ndaj Chelsea në derbi ai shtoi se sulmuesi anglez mund të grumbullohet në prill. “Po, ai ka një shans të mirë për të qenë me ne së shpejti”, tha Arteta për “Sky Sports”.

Arsenali pret Fulham në shtëpi më 1 prill, kur të rinisë Premier League. “Ai do të jetë këtu, në terrenin stërvitor të Arsenal këto ditë, për të luajtur më shumë me topin”, tha Mikel Arteta.

Kjo do të thotë se ai po pason, gjuan dhe vrapon, po bën gjithçka. Ai ka bërë shumë tashmë në fushë duke punuar vetë. Më pas, ne duhet ta sistemojmë atë me njerëzit përreth tij në një seancë stërvitore më konkurruese dhe të shohim se si ai shkon me këtë”, tha trajneri i “topçinjve”.

Në fund, Arteta shtoi: “Rikthimi i tij po afron, po përparon dhe po bën një progres shumë të mire. Gjithsesi, të shohim kur të fillojmë ta hedhim atë me ekipin në stërvitje se si reagon dhe sa në formë mund të bëhet shpejt”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot