Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.
Ai ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe do të largohet me parametra zero.
Mbrojtësi i djathtë dëshiron transferimin te Real Madrid dhe klubi anglez është dorëzuar. Anglezi nuk bindet dot për të firmosur kontratën e re.
Sky Sport Germany raporton se Liverpool e ka gjetur pasuesin e Arnold. Bëhet fjalë për anësorin e Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, edhe si mesfushor i djathtë.
Vlera e tij në treg është 35 deri në 40 mln euro.